Showtime

“Jeni bo bajat”, Elita e revoltuar tregon njëherë e mirë se a ka ndërhyrje kirurgjike në fytyrë

07/26/2021 12:37
nga:Genita C

Elita Rudi njihet si njëra nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar.

Përkundër që Elita ka treguar edhe më parë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrën e saj duke se ka njerëz që nuk e besojnë këtë.

Në një bisedë me ndjekësit njëri nga ta e pyeti se përveç hundës çfarë ndërhyrje tjetër ka?!

Kjo pyetje e revoltoi prezantuesen, e cila vendosi të përgjigjet njëherë e mirë për këtë temë.

“Bajat e keni bo me qeto ndërhyrje. Nuk kom ndërhyrje kurgjo, as hunën as buzën as kurgjo. Nuk e di qysh duhet me vërtetu a e kom hunden operim a jo. Edhe ata që e bojnë, e bojnë prej hallit kështu që stop it”, ka thënë Elita.