Askush nuk ka bërë më shumë në sport për vendin tonë sesa sportin e xhudos. Të mendosh se një vend si Kosova, me 1.5 milionë banorë e ka aq të zhvilluar sportin e xhudos, duket e pakuptimt, por kur i shikon arritjet, atëherë shtangesh, befasoshesh, e lumturoesh, sesi një njeri mund të bëjë kaq shumë për një vend të vogël.
Ai njeri është Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë i xhudos, i cili ka zhvilluar këtë sport në Kosovë – e tani po merr sukseset e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
Janë rreth 69 shtete të botës që kurrë në historinë e tyre s’kanë fituar medalje olimpike, por tani Kosova, fal punës së Driton Kukës dhe xhudistëve numëron 5 medalje olimpike.
Veç per qet komentim ia vlen me e mesue gjermanishten ❤️ pic.twitter.com/kAO4yBgQ9Y
— Emil Borica (@emilborica) July 30, 2024
Kosova është paraqitur në tri Lojëra Olimpike, duke arritur të marrë 5 medalje, që edhe ishte synimi më i madh i Driton Kukës para shumë vitesh.
Sot, kjo ëndërr e tij, u realizua, sepse në Olimpiadën e Parisit, Kosova ka fituar dy medalje.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52kg, teksa Laura Fazliu e rrëmbeu të bronztën në kategorinë -63kg.
Kosova në Lojërat Olimpike të kaluara, pra në Paris 2021, fitoi dy medalje të arta. Distria Krasniqi e fitoi të artën, në kategorinë -48kg, teksa Nora Gjakova poashtu mori vendin e parë në kategorinë -57kg.
E medaljen e parë olimpike Kosovës ia solli, Majlinda Kelmendi – e cila në vitin 2016, në Rio të Brazilit e fitoi në kategorinë -52kg.
Për Majlinda Kelmendin, pati sukses edhe këtë vit, pra në Olimpiadën e Parisit, pasi si trajnere e Laura Fazliut, shijuan një fitore të madhe, pra medaljen e bronztë, në debutimin e Laurës në një Olimpiadë.
Laura Fazliu, 23, wins Kosovo’s 5th Olympic medal in 3 Olympics.
She is the first 🇽🇰 Olympic medalist born after the liberation of Kosovo.
Majlinda Kelmendi, who won Kosovo’s first Olympic medal in 2016, wins her first Olympic medal as a coach #paris2024pic.twitter.com/OSDkpkMD33 https://t.co/STbfK4wpFg
— Admirim (@admirim) July 30, 2024
Kosova është shtet i vogël, por kur shikon këto rezultate, ne dukemi gjigant para syve të botës, pasi xhudo sot ka rritur standartin dhe ne fitojmë medalje në secilin turne që mbahet.
Për shtetet tjera, kënaqësi është medalje, teksa Kosova synon gjithmonë të artën, pasi Kuka ka rritur standartin!
Fantastike puna e bërë nga xhudo në vitet e fundit, teksa mbetet sporti më i suksseshëm në vendin tonë dhe pa asnjë dyshim, ambasadorët më të mirë – sepse sukseset e tyre gjigante nga një vend i vogël… në fund të ditës po e bëjnë edhe Kosovën të madhe para botës
/GazetaBlic Sport


