Sporti

“Jemi të zhgënjyer”, Manuel Neuer flet pas eliminimit nga Anglia

06/30/2021 08:12
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kalimin tutje në çerekfinale të Euro2020.

Anglia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares së Gjermanisë për të siguruar një vend në çerekfinale të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse në të dytën anglezët realizuan dy herë për të kaluar tutje.

Raheem Sterling dhe Harry Kane shënuan golat e fitores për kombëtaren e Gareth Southgate.

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer nuk e fshehu trishtimin për eliminimin e pancerave nga Europiani duke analizuar dhe lojën e skuadrës së tij.

Neuer u shpreh se skuadra provoi me të gjitha mënyrat të dilte para, si me topa të gjatë ashtu dhe me ata diagonal, por nuk funksionoi.

‘’Patëm shans të madh të kalonim një ekip të fortë. Nuk morëm atë që donim dhe jemi të zhgënjyer. Ishte e vështirë për sulmuesit tanë të bënin diçka që të funksiononte pas provuam me topa të gjatë dhe diagonal, por nuk funksionuan. Nuk mundëm t’i bëjmë keq Anglisë aq sa donim’’.