Lajme

“Jemi të parët”- Kandidati i LDK-së për Mitrovicën i bindur për fitoren me 12 tetor!

10/11/2025 12:27
nga:Y I

Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Plakolli foli për garën që po zhvillohet në këtë qytet ku theksoi se nga matjet e tyre po del që LDK-ja është parti e parë.

“Unë garoj vetëm me një listë të përbashkët me 34 burra e gra, djem e vajza më të mirët e Mitrovicës. PDK ka bërë koalicion me AKR-në dhe një parti tjetër, Vetëvendosje me Guxon dhe Alternativën kanë tri-katër lista të përbashkëta, ndërsa unë garoj vetë – dhe rezultati do të jetë i qartë ”, tha ai, duke shtuar se LDK ka bërë matje edhe para fushatës dhe ka qenë e sigurt në mbështetjen që ka në këtë qytet” u shpreh Plakolli në Blic Interview.

Sa i përket votimit të Nenad Rashiq, si nënkryetar Kuvendi, Plakolli e cilëson si vendim të drejtë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Plakolli duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike tha se vendi shumë shpejtë po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Për këto edhe shumë tema të tjera i’u ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të kandidatit të LDK-së për kryetar të Mitrovicës në ora 17:05 minuta në Rtv Dukagjini dhe kanalin zyrtar të “Gazeta Blic” në Youtube.

/Gazeta Blic/