Showtime

“Jemi një” , publikohet kënga më e re në mbështetje të Shqipërisë

06/12/2024 18:18
nga:G C

Hiphop artisti nga Tirana, Rio Zaffa, ka publikuar kengën e tij më të re.

Rio ka vendosur që t’ia kushtojë këto vargje e tinguj kombëtares së Shqipërisë.

Zaffa me këto tinguj ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e madhe për skuadrën kombëtare që drejtohet nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho.

Kjo këngë pritet të jetë si jehonë gjatë gjithë qëndrimit të skuadrës në Gjermani.