Lajme

“Jemi në momentin e fundit që Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë këtë diskurs të dëmshëm”

08/07/2023 14:07
nga:N K

Ish -Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, tha se është momenti i fundit që Qeveria Kurti ta ndryshonë këtë diskurs të dëmshëm ndaj Kosovës që sipas tij i ftohi dukshëm raportet me aleatët ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.

Në një prononcim për Gazeta Blic, ai tha se Kosova duhet të jetë e përgjegjëshme në procesin  e depërshkallëzimit të situatës në veri.

“Kosova duhet të jetë e përgjegjëshme dhe të tregohet palë serioze në procesin e depërshkallëzimit të situatës në veri të vendit“, transmetoi Rugova.

Ai shtoi se pas përmbushjes së plotë të kërkesave të BE-së dhe SHBA-së, atëherë mund të flitet për heqjen e masave nga BE-ja.

“Besoj se pas përmbushjes së plotë të kërkesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe pas dakordimit në Bratisllavë, atëherë mund të flitet për heqjen e masave nga BE-ja. Është momenti i fundit që Kurti dhe qeveria e tij ta ndryshojnë këtë diskurs të dëmshëm ndaj Kosovës që i ftohi dukshëm raportet me aleatët tanë strategjik“, tha ai për Gazeta Blic.

“BE-ja nuk i heq sanksionet ndaj Kosovës”- Tërheqja e PK-së “copa-copa” nga Veriu, diskurs absurd i Albin Kurtit