Sporti

“Jemi inspiruar nga AC Milan”, Manchester City zbulon fanellat kuqezi për edicionin e ri

07/20/2022 09:26
nga:L J

Manchester City prezantoi dje fanellën e dytë për edicionin 2022/23.

Fanella është kuqezi, dhe është pjesë e një tradite që City inauguroi në finalen e Kupës FA të vitit 1969, frymëzuar nga ngjyrat e Milanit.

Koncept që përsëritet disa herë në videon e prezantimit të publikuar në Twitter nga skuadra angleze: “Inspiruar nga AC Milan”.

Në video përmenden edhe lojtarët kuqezi si Maldini, Nesta dhe Inzaghi dhe shfaqen disa foto të Milanit të vitit 1899.

/GazetaBlic Sport