Showtime

Jehona Sopi po vjen me koncertin recital “Jehonë”

05/22/2023 22:55
nga:G B

Këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, me 9 qershor do të mbajë një koncert recital.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një postimi në Instagram, ku bëri të ditur se ky koncert do të zhvillohet nën shoqërimin e orkestrës simfonike me disa prej këngëve që, siç u shpreh ai, kanë jetuar gjithë këto kohë.

Ajo është shprehur se përveç një feste kënge, ku koncert është edhe dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik.

“J stands for Jehonë – ky nuk është rikthim është veç vazhdim i një rrugëtimi që nisi më shumë se 20 vjet më parë. Jam e lumtur të Ju prezantoj koncertin recital nën shoqërimin e orkestrës simfonike me disa prej këngëve që kanë jetuar gjithë këto kohë sepse Ju i keni dëgjuar”.

“Më 9 qershor prej orës 19:30 në “AMC Hall” me “Jehonë”, përveç një feste kënge është dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik. Faleminderit të gjithë mbështetësve që këtë rrugëtim po e bëjnë realitet”, ka shkruar Jehona Sopi.