Lajme

Jehona Lushaku-Sadriu: LDK ka kritikuar ashpër qasjen e VV-së gjatë fushatës së kaluar

12/09/2025 21:54
nga:Y I

Kandidatja për deputete e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në Politiko ka folur për qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës së kaluar zgjedhore, duke theksuar se ajo qasje ka qenë e papranueshme dhe e dëmshme për diskursin politik në vend.

Sipas saj, qeverisja e viteve të kaluara ka qenë e mbushur me mangësi dhe është kritikuar vazhdimisht nga LDK.

“Qeverisja e viteve të kaluar ka qenë diçka që është kritikuar nga ne. Ne dëshirojmë t’i mbajmë përgjegjës për shumëçka që është humbur, dhe secili në fund e merr një faturë,” tha Lushaku-Sadriu.

Ajo shtoi se LDK ka pasur kritika të forta ndaj VV-së për mënyrën e komunikimit në fushatën e shkurtit, të cilën e cilësoi si linçuese dhe fyese.

“LDK e ka kritikuar shumë VV-në për diskursin që e mbajtën gjatë kampanjës së shkurtit, duke linçuar, duke fyer,” theksoi ajo.