Lajme

Jehona Lushaku Sadriu: Zgjedhjet e reja brenda LDK-së do të jenë një garë e hapur

05/25/2023 23:36
nga:Arsim Buxhovi

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se zgjedhjet e reja brenda këtij subjekti do të jenë një garë e hapur.

Lushaku Sadriu i është përgjigjur pyetjes se kush do të garojë në këto zgjedhje. Ajo ka thënë se LDK është një parti demokratike dhe se në të kaluarën, kundërkandidatët kanë qenë pjesë e një lidershipi më vonë.

“Jo por nuk është se kemi ndonjë indikacion por gara është e hapur gjithsesi. Ne jemi një parti demokratike dhe në të kaluarën kemi pasur kundërkandidatë që më pas kanë qenë në të njëjtën lidership”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka shtuar se dy vitet e fundit kanë qenë matës i mirë i asaj se çfarë mund të ofrojë kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.

“Dy vitet e kaluara kanë qenë indikacion matës i Abdixhikut në partinë tonë. Dhe mund të dimë se cilat suksese mund t’i atribojmë atij”, përfundoi ajo.