Lajme

Jehona Lushaku: Deklaratat e Donika Schwarz për ambasadorët janë arrogancë dhe kosto për Kosovën

05/25/2025 22:36
nga:Genita C

Jehona Lushaku, deputete e LDK-së, ka kritikuar ashpër ministren në detyrë Donika Schwarz, pas deklaratave të saj për ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se Kosova ka mbijetuar dhe ekziston falë mbështetjes ndërkombëtare, duke u shprehur se deklaratat e ministrës janë të dëmshme për diplomacinë e vendit.

Lushaku kërkoi rezultate konkrete nga komunikimet “direkte” të Schwarz me kryeqytetet ndërkombëtare, duke shtuar se deri tani nuk ka pasur asnjë investim apo asistencë nga BE dhe SHBA.

E plotë:

‘MOS I BESONI AMBASADORËVE!’ – DIPLOMACIA SIPAS DONIKËS

Pak vonë sonte, por a e patë se Donika Schwarz kish marrë për mision: të na bindë se ambasadorët në vendin tonë nuk janë edhe aq të rëndësishëm?! Sipas saj, nuk duhet t’i marrim gjithmonë seriozisht sepse, me logjikën e saj, ata mund të flasin nga “koka e tyre”, jo në emër të shteteve që i kanë dërguar.

Në një vend si Kosova, që ekziston dhe mbijeton edhe falë miqve ndërkombëtarë, ministrja ilegale del e na thotë: mos dëgjoni ambasadorët. Pse? Sepse ajo kishe po “flet direkt me kryeqytetet”. Seriozisht? Ku janë rezultatet e këtyre komunikimeve “direkte”? Sanksionet, ndoshta. Asnjë investim e as asistencë nga BE dhe SHBA!

Kjo nuk është diplomaci miq, është amatorizëm i veshur me arrogancë e kosto tepër të lartë për vendin.