Lajme

“Jeffrey Hovenier 007”, dhurata e Drejtorit të Policisë për ambasadorin amerikan me rastin e pensionimit

12/10/2024 15:00
nga:Y I

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i ka dhuruar Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, një flamur të Policisë, një çertifikatë mirënjohje dhe një shenjë të Policisë me gravurën “Jeffrey Hovenier 007”, me rastin e pensionimit të tij,

Në njoftimin e Policisë thuhet se Hoxha dhe stafi ekzekutiv shprehën mirënjohje ndaj Hovenier.

“Në certifikatë thuhet: “Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe stafi ekzekutiv, shprehën mirënjohje ndaj ambasadorit Jeffrey Hovenier me rastin e pensionimit të tij.

Drejtori i Përgjithshëm ia dorëzoi ambasadorit një flamur të palosur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë të Policisë së Kosovës me gravurën “Jeffrey Hovenier 007” për vitet e tij të kontributit dhe mbështetjes për Policinë. Në certifikatë thuhet: “Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të

Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë.”