Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar gjatë ditës së sotme me ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan është shprehur i lumtur për takimin e tij me ambasadoren izraelite, ku ka shtuar se edhe shteti i Kosovës dhe shteti i Izraelit do të përfitojnë në fusha të ndryshme.
“I lumtur për takimin që pata me Tamar Ziv, ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë. Të ngazëllyer për të parë se si Izraeli dhe Kosova, të dy partnerë të ngushtë të SHBA-së me fuqi punëtore të re, të ndryshme dhe me arsim të lartë, do të përfitojnë më tej nga kjo marrëdhënie e lulëzuar, me zhvillim të shpejtë dhe strategjike”, tha ai.
Delighted to meet Tamar Ziv, Israel’s first Ambassador to Kosovo. Excited to see how Israel & Kosovo, both close U.S. partners with young, diverse, highly educated workforces, will further benefit from this flourishing, fast-developing, and strategic relationship. pic.twitter.com/QaCzOoQ4Kq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 6, 2022


