Showtime

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez plot elegance për darkën në Shtëpinë e Bardhë

04/12/2024 09:26
nga:N K

Jeff Bezos dhe gruaja e tij e ardhshme Lauren Sanchez janë fotografuar të kapur për dore ndërsa arritën në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Darka u organizua nga Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden për të nderuar kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Nëse nuk e dini, themeluesi i Amazon dhe e dashura e tij u fejuan në maj të vitit 2023. Nuk dihet se kur do të martohen, por ata organizuan një festë fejese të mbushur me yje.

Çifti për herë të parë doli publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2019, pas ndarjes së Jeff-it me gruan e tij për më shumë se 24 vjet, Mackenzie Scott. Lauren ishte martuar më parë me Patrick Whitesell të CAA. Lajmi për divorcin e tyre në vitin 2019 erdhi një ditë pasi divorci i Jeff Bezos u finalizua.

jeff bezos lauren sanchez white house dinner 025030139