Showtime

“Je kundër meje ashiqare, po më shqetëson”, Fifi përplaset me opinionisten

10/26/2021 22:41
nga:Y I

Opinionistja Balina ka kritikuar Fifin për lojën e saj me shkopin që i është bërë Semit.

Aty ka ndërhyrë edhe Fifi e cila është shprehur se Balina po e shqetëson.

Tutje ajo vazhdon duke thënë se është hera e dytë që po shprehet kundër këngëtares.

“Të lutem, po më shqetëson, je kundër meje ashiqare, po më shqetëson”, tha Fifi.

Derisa Balina vazhdoi duke thënë se ajo nuk është kundër askujt, por që po flet për banorët që nuk dhanë një mesazh tjetër për të qetësuar situatën mes tyre.