Sporti

Javier Zanetti optimist para ndeshjes kthyese ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve

04/18/2023 14:18
nga:Mergim Rreci

Javier Zanetti, zëvendëspresident i Interit, argumenton se Nerazzurrët kanë një “mundësi të madhe” kundër Benfica-s për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Edhe pse kemi disa vështirësi në kampionat, unë jam gjithmonë pozitiv dhe i sigurt. Të mërkurën kemi një mundësi të madhe dhe duhet ta shfrytëzojmë. Është e vështirë të gjesh një shpjegim për paraqitjet shumë të ndryshme nga Serie A në Champions League. Por tani më e rëndësishmja është të jemi të bashkuar përballë kësaj mundësie që kemi në Ligën e Kampionëve ndaj Benfica-s”, tha ai në një prononcim për DAZN, përcjell GazetaBlic Sport.

Për Inzaghin: “Ai gjithmonë ka treguar shumë profesionalizëm. Ai e pranon se performanca e tij në Serie A nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh ekipin që ka në dispozicion. Tani duhet të fokusohemi në arritjen e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, ndeshjet e fundit të ligës dhe ndeshjen e dytë të Kupës”.

Lukaku është i huazuar nga Chelsea dhe ka pasur raportime se sulmuesi belg nuk ka gjasa të qëndrojë në Milano sezonin e ardhshëm.

“Romelu [Lukaku] ishte jashtë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit dhe kjo rëndoi një lojtar me karakteristikat e tij. Është e vështirë të rikuperosh. E kemi parë tashmë Lukakun që njohim në pak çaste. Na presin ndeshje të rëndësishme dhe shpresojmë që të jenë vendimtare”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/