Sporti

Javier Zanetti nuk e do Real Madridin në finale: S’dua ndeshje me ta, është kompeticioni i tyre

05/16/2023 23:24
nga:Lorik J

Interi do të luajë në finalen e Stambollit më 10 qershor të këtij sezoni, pasi mundën Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan dhanë golat në ndeshjen e parë, ndërsa goditja e Lautaro Martinez ndihmoi Nerazzurrët të siguronin një fitore 1-0 në ndeshjen vendimtare, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Zanetti foli për suksesin e madh të Interit këtë vit.

“Ne jemi shumë të lumtur, Interi e meritoi. Tani ne presim kundërshtarin tonë nesër. Unë dua të shpëtoj nga Real Madrid sepse ky turne duket sikur është bërë për Real Madrid”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport