Sporti

Javier Mascherano bëhet trajner i ekipit tkombëtar të Argjentinës U-20

11/30/2021 21:38
nga:Lorik J

Javier Mascherano, ish-ylli i Barcelonës, do të marrë drejtimin e ekipit tkombëtar të Argjentinës U-20.

Sipas AS, ish-mesfushori është zgjedhur për të pasuar Fernando Batista, i cili u largua për të marrë drejtimin e Venezuelës përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi teknik i Mascheranos do të përbëhet nga Pablo Blanco, trajner fizik dhe ndihmësit Alejandro Sabella dhe Oscar Hernandez Romero.

Sfidat e tij të para si trajner do të jenë Kupa e Botës U-20 në Indonezi që do të mbahet në vitin 2023.

Nëse ka rezultate, Mascherano do të ishte edhe trajneri i ekipit olimpik argjentinas për Lojërat Olimpike Paris 2024.

/GazetaBlic Sport