Policia Rajonale e Ferizajit gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1,182 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 17 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, raporton GazetaBlic.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, nga të cilat 7 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona, si dhe 18 aksidente me dëme materiale
“Gjatë javës së kaluar, nga data 10 – 16.02.2025, janë shqiptuar 1,182 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 17 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, nga të cilat:
– 7 aksidente me lëndime,
ku kanë mbetur të lënduar 13 persona
– 18 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.


