Lajme

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuan 13 raste të vjedhjeve

12/01/2025 13:25
nga:N K

Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt janë raportuar 14 raste të vjedhjes dhe 3 raste të dhunës në familje.

Po ashtu janë arrestuar 7 persona të kërkuar nga gjykata.

Komunikata:

Raporti mbi incidentet gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve.

Gjatë periudhës 24 -30.11.2025 janë raportuar këto raste:

Veprat penale kundër pasurisë

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 14 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur , si vijon :

– 13 raste në Ferizaj

– 1 rast në Shtime

Veprat penale të dhunës në familje

Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur, si vijon :

– 2 raste në Kaçanik

– 1 rast në Ferizaj

Realizimi i urdhëresave të gjykatës

Policia ka arrestuar 7 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Ftesë për bashkëpunim

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.