Lajme

Javën e ardhshme vendos Kryesia për seancën për projektin amerikan të gazsjellësit

10/11/2021 12:07
nga:N M

Shefi i grupit Parlamentar të PDK Abelard Tahiri ka thënë pas mbeldhjes së Kryesisë se Kyresia e Kuvendit do të vendos javën e ardhshme për seancën e Kuvendit ku do të ketë debat parlamentar për projektin amerikan të gazit.

“Po javën e ardhshme do të vendos Kryesia për këtë seancë”, ka thënë Tahiri.

Kërkesa për këtë seancë ka ardhur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas refuzimit nga ana e qeverisë së Kosovës për këtë projekt.

Haxhiu: Dikush brenda institucioneve të drejtësisë po shpifin ndaj meje