Lajme

Java nis ftohtë, temperaturat në minus

12/29/2025 07:01
nga:Genita C

Moti për sot pritet të jetë i vranët por edhe me intervale dielli.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të lëvizin nga -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.