Sporti

Java e parë “Ligue 1”, Sergio Ramos nuk debuton me fanellën e PSG-së

08/06/2021 19:35
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos nuk do të debutojë kundër Troyes të shtunën.

Mbrojtësi mbetet me probleme muskulore dhe nuk do të luajë në ndeshjen e parë të ligës franceze, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri Mauricio Pochettino nuk do të rrezikojë të përdorë Sergio Ramos derisa lojtari të jetë në 100 për qind, sepse sezoni është i gjatë dhe qendra ka bërë punë specifike për të parandaluar këtë lloj dëmtimi.

Ramos u transferua nga skuadra e Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

/GazetaBlic Sport/