Sporti

Java e 3-të vjen me disa super ndeshje në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll

09/23/2022 13:37
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet Java e 3-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Disa ndeshje shumë interesante janë në program, me një prej tyre që zhvillohet sot, shkruan GazetaBlic Sport.

Rahoveci me Trepçën do të përballen në “Mizair Isma”, sonte me fillim nga ora 19:00.

Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, kurse të dielën do të zhvillohen edhe dy takime të tjera. Me fillim nga ora 17:00 luhet super ndeshja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, kurse me fillim nga ora 19:00 do të luhet ndeshja mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.

Java 3
E premte
19:00 Rahoveci – Trepça
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
E diel
17:00 Peja – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni

/GazetaBlic Sport/