Sporti

Java e 20-të ndez Superligën, tre përballje sot në program

02/15/2026 10:24
nga:G B

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri sfida interesante në kuadër të javës së 20-të, ku pritet rivalitet dhe emocione deri në fund.

Fokusi kryesor do të jetë në kryeqytet, aty ku FC Prishtina përballet me KF Llapi në një duel që gjithmonë sjell tension dhe spektakël.

Ndërkohë, në dy ndeshjet e tjera të ditës, FC Prishtina e Re sfidon KF Ferizaj, ndërsa KF Dukagjini do të jetë nikoqir i SC Gjilani.

Takimet Prishtina e Re–Ferizaj dhe Dukagjini–Gjilani nisin nga ora 13:00, ndërsa kryendeshja Prishtina–Llapi zhvillohet në orën 18:00.