Showtime

Jasmina dhe Ardiani bashkë, çfarë po ndodhë tani?

03/30/2022 14:53
nga:G C

Ish-konkurentja e programit të njohur “Për’puthen”, Jasmin Kadriu dhe këngëtari i njohur kosovar Ardian Bujupi, së fundmi  janë bërë temë e medieve rozë për një lidhje të mundshme.

Dyshja nuk e kanë pohuar këtë gjë, përpos një bashkëpunimi, por dyshimet mbesin akoma, shkruan GazetaBlic.

Postimet e tyre në rrjetet sociale la të kuptojmë se mes tyre mund të ketë diçka.

Nga fundjava që lamë Jasmina gjendet në Gjermani, bashkë me një shoqe të saj.

Mbrëmë ajo postoi në InstaStory një video ku mbishkrimi ishte: “K kemi ktu” bashkangjitur me një fotografi të artistit Bujupi.

Kjo video ngjalli dyshimet se po lind një dashuri e re mes tyre.

Mbetet të shihet se çfarë po ‘zihet’ mes dyshes. /GazetaBlic/