Lajme

Jashari: Vjosa Osmani ka humbur kontrollin mbi deputetët dhe mbështetësit e Listës ‘Guxo’

05/18/2024 16:56
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dy ditë më parë i është drejtuar Këshillit të Evropës me një letër ku theksohej zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asocacionit të Komunave të Kosovës.

Në lidhje me këtë letër erdhi një reagim i shpejtë nga Presidenca e Kosovës.

Nga Presidenca thuhet se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me presidenten Vjosa Osmani, për dërgimin në KiE të letrës nga ministrja Gërvalla, për draft statutin e Asociacionit.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione” tha këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina për “Gazeta Blic”.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Qeveri-Presidencë, ka folur më gjerësisht për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shemsi Jashari.

Jashari tha se ka kohë që raportet në mes të Presidencës dhe Kryeministrisë janë vetëm zyrtare dhe se në shumë raste s’ka komunikim fare.

Ai tha se kjo ka ardhur për shkak të mos-pajtimeve rreth procesit të dialogut, raportet me SHBA-të dhe politika e brendshme.

Jashari potencoi se Vjosa Osmani ka humbur kontrollin mbi deputetët dhe mbështetësit e Listës ‘Guxo’.

“Ka kohë që raportet në mes të Presidencës dhe Kryeministrisë janë vetëm zyrtare, në shumë raste s’ka komunikim fare. Kjo për shkakun e mos-pajtimeve rreth qasjes në dialog, raportet me SHBA dhe në politikën e brendëshme aq sa duket, për faktin se Vjosa Osmani ka humbur kontrollin mbi deputetet dhe mbështetësit në Listën “Guxo”, dhe si fajtor për këtë e shef Kurtin i cili ka punuar të bëjë për vete zonjën Gervalla, zotin Peci dhe të tjerët duke iu dhënë hapësirë dhe favore tjera.Ndonse ligji e thotë qartë se presidenti/ja, nuk duhet të interferoj në parti politike znj.Osmani ka dashur të ruaj ndikimin ne grupin e saj Guxo për të ruajtur fuqinë politike në vendimmarrje në raport me z.Kurti” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.

Ai tha se Vjosa Osmani ka ardhur në pozitën që ka qenë ish-presidentja Atifete Jahjaga, e vetme.

“Lavdatat për zonjën Gërvalla nga zoti Kurti dhe ansajelltas të zonjës Gërvalla ndaj Kurtit, janë një mesazh i qartë se tashmë Vjosa Osmani s’ka kontrollë mbi ata që i mblodhi rreth listës “Guxo” dhe po e shef se me shkuarjen në zgjedhje do të mbetet pa asnjë bashkëpunëtor në Kuvendin e Kosovës. Ajo tashmë ka ardhur në pozitën që ka qenë znj.Atifete Jahjaga, e vetme”

Jashari tha se tashmë politikisht Albin Kurti nuk ka më nevojë për Vjosa Osmanin.

Ai deklaroi se pas zgjedhjeve mund të shohim një afëri të Osmanit me LDK-në dhe Lumir Abdixhikun.

“Politikisht zoti Kurti nuk ka nevojë më për zonjën Osmani që tenton të bëhët adresë për ndërkombëtarët SHBA&BE,duke anashkaluar zotin Kurti. Prandaj, me ofrimin e zgjedhjeve kanë filluar të shpërfaqen edhe mospajtimet siç ishte rasti me letren e znj.Gervalla drejtuar BE rreth antarsimit në KE.Si Kurti, ashtu edhe Osmani janë personalitete qe duan të dominojnë dhe nënshtrojnë njëri tjetrin prandaj e kanë të pamundur të bashkëpunojnë gjatë. Ata i ka bërë bashkë egoja për pushtet e jo mendimi i njejtë.Pas zgjedhjeve mund të shohim një afërsi të Osmanit ne LDK-në, pasi edhe ashtu Lumir Abdixhiku ka ruajtur raportet me të” deklaroi Jashari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

 

Gërvalla për letrën drejtuar Këshillit të Evropës: Është zotim serioz

Reagon Presidenca: Letra e Qeverisë e dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani