Qëndrim të përafërt me deputetin Bekim Haxhiu, pra se UÇK-ja nuk ka arkiva, kanë edhe në Shoqatën e Familjarëve të Dëshmorve.
Kryesuesi i kësaj shoqate Xhavit Jashari, pretendon se me këtë veprim po njolloset lufta e drejtë dhe e pastërt e UÇK-së.
“Politika dhe institucionet tona pas përfundimit të luftës nuk kanë dëshmu gatishmëri të mençur me Serbinë, ne nuk kemi ç’ka të ofrojmë më shumë, mendoj se shteti ynë është dashur të ofrojë fakte dhe dëshmi se ç’ka ka bërë ushtria dhe policia serbe në Kosovë. UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe të pastërt. Nuk i bën ndër UCK-së, por as popullit që sot falë luftës e gëzojmë lirinë, që të pranohet një dicka e tillë ” deklaroi Jashari.
Jashari tha për dokumentarin “Expose” se institucionet e Kosovës duhet ta kushtëzojnë dialogun me gjetjen e personave të zhdukur.
“Institucionet tona duhet ta kushtëzojnë në radhë të parë se për të vazhduar tutje të gjinden personat që ende nuk dihet për fatin e tyre. Serbia duhet të jap llogari për gjitha ato masakra që i ka bërë në Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur askund në historinë e një populli që të bëhen masakra të tilla duke mos kursyer as gra, pleq e fëmijë, e pastaj të diskutohen çështjet teknike, si territori, demarkacioni e të gjitha këto” tha Jashari për “Expose” raporton Gazeta Blic.


