Lajme

Jashari: Lista Serbe të shpallet e paligjshme dhe të ç’regjistrohet nga KQZ-ja!

09/26/2023 10:20
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari, ka thënë se Lista Serbe duhet të shpallet e paligjshme dhe të ç’regjistrohet nga KQZ-ja.

Jashari thotë se nuk mund të sillet si parti politike një organizatë kriminale që ka kryer sulme terroriste kundër policisë së shtetit dhe rendit kushtetues e juridik të vendit.

“Beteja e fituar në terren nuk guxon të humbet në tavolinë” shkruan Jashari raporton Gazeta Blic.

Kujtojmë se Lista Serbe ka shpallur tre ditë zie për vdekjen e tre terroristëve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Lista Serbe shpall tri ditë zie për sulmuesit serbë të vrarë