Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar gjatë ditës së sotme një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, raporton Gazeta Blic.
Në letrën e Biden përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i cili duhet të jetë me njohje reciproke.
Por si po shihet letra e Biden dërguar Osmanit dhe deklaratat e tij për dialogun?
Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, duke komentuar letrën e Biden thotë se e njëjta është një mesazh për Qeverinë se dialogu nuk mund të shtyhet sipas dëshirës së qeverisë se re.
“Letra e z.Biden drejtuar znj.Osmani në të cilën theksohet rëndësia e dialogut dhe arritjës së marrveshjës mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke, është një rikonfirmim dhe tregon se çështja e dialogut nuk mund të neglizhohet dhe shtyhet sipas dëshirës së qeverisë së re por duhet hapa konkret dhe pa u vonuar ne këtë drejtim”
Tutje Jashari ndalet tek një pjesë e letrës së Biden dhe thotë se Kurtin e pret një punë e vështirë përpara.
“Ishte interesante që brenda letrës së z.Biden permendën fjalët “Fleksibilitet” dhe “Kompromise të vështira” çka tregon se z.Kurti e pret një punë e vështirë pasi, premtimet e tija se Prishtina i dikton gjërat në dialog dhe realiteti në tavolinë dallojnë shumë. Qeveria bënë mirë që kordinoj veprimet e veta me partnerët tradicional, si SHBA dhe vendet mike dhe në dialog të hyjnë më nje strategji që nuk e konfronton Kosovën me miqt e saj” tha Jashari për Gazeta Blic.
Presidentja Osmani ka falenderuar Biden për letrën dhe ndihmën e tij në drejtim të shtetit të Kosovës për sigurimin e vaksinave.
Tutje ajo ka përmendur edhe çështjen e dialogut ku ka theksuar se SHBA-të mbështesin vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që shkon me njohje reciproke.
/Gazeta Blic/
Presidentja Osmani falenderon Biden për letrën dhe mbështetjen e vazhdueshme