Lajme

Jashari: Kurti të lë anash arrogancën, të mos përsëritet gjendja që ishte nga shkurti deri në dhjetor

01/09/2026 19:37
nga:Y I

Analisti, Shemsi Jashari, vlerëson se sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ-ja, i takon Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë krijimin e Kuvendit të Kosovës e pastaj edhe të Qeverisë.

Jashari, i ftuar në “FIVE”  u shpreh se uron që të mos përsëritet situata siç ishte nga shkurti deri në dhjetor.

“Tani që rezultati është i qartë, përgjegjësia e institucioneve i takon lvv-së me numrat që i ka për krijimin e kuvendit dhe pastaj krijimi i qeverisë nuk do të ishte problem. Uroj që kryeministri Kurti do të ketë guximin që ecë në ndërtimin e institucioneve dhe të mos e përsëritë lojën me shtetin dhe interesin e shtetit për interes të partisë siç bëri nga shkurti deri në dhjetor dhe vendit ti jap një qeveri stabile dhe të votojnë buxhetin në mënyrë që të zhbllokohet shteti e pastaj edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje që një vit pakurfar arsye. Por, ajo që dihet është se sa më e madhe të jetë arroganca aq më e madhe duhet të jetë rezistenca”, u shpreh Jashari.

Jashari, mes tjerash, u shpreh se Kurti të lejë anash arrogancën dhe të ketë guximin që të ecë përpara në ndërtimin e institucioneve.

“Arroganca e numrave në mandatin e kaluar ka treguar se zotëri Kurtin se ka lënë të qeverisë siç duhet të t’i japë vendit transformimin e duhur – arroganca me refuzimin e dialogut me opozitën kur është dashur të ketë marrëveshje, arroganca me shkeljen e ligjit dhe është interesant me pa se përqindja e votave prej 51% të këtyre zgjedhjeve konicidon njësoj me 51% të ligjeve të kthyera nga Gjykata Kushtetuese si jokushtetuese”, tha ai.