Analisti politik Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si nënçmuese për këtë subjekt politik.
Jashari deklaroi se kjo ftesë nuk përfaqëson një qasje serioze.
“Ftesa e Kurtit dhe takimi me Abdixhikun ishte një fyërje për LDK-në, një nënçmim. Kurti nuk ka ndryshuar disponim dhe qëndron me idenë e tij,” tha Jashari.
Ai shtoi se veprimi i Partia Demokratike e Kosovës për të refuzuar pjesëmarrjen në takim pa një ftesë zyrtare me shkrim ka qenë i drejtë.
“PDK mendoj që ka vepruar drejt kur ka refuzuar të shkojë në takim pa një ftesë të shkruar, për ta sqaruar se çka po don Kurti. Ideja e tij është përdorimi i paritetit politik për t’u dukur se po tenton të bëjë zgjidhje. Nuk duhet të bien pre e tij,” përfundoi Jashari.


