Lajme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

03/05/2025 18:50
nga:Y I

Shemsi Jashari, analist politik, ka shprehur shqetësim për organizimin e dobët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë procesit zgjedhor në Kosovë.

Jashari ka kritikuar vonesat dhe pasigurinë që ka krijuar kjo situatë, duke vënë në dukje se vonesa në certifikimin e rezultatit ka krijuar një klimë pasigurie.

“Mendoj që është një organizim i dobët i KQZ-së për ë organizuar një proces të mirë zgjedhor, përkundër asaj që qytetarët e dhanë provimin e vet në mënyrën më të mirë, e kryen obligimin e tyre me votën e tyre. Ajo çka kemi parë në secilin fazë të procesit të KQZ-ja ka dhënë shenja që nuk e ka menaxhuar mirë këtë proces…

Vonesa nuk është krejt e rastësisë. Apo tentohet të krijohet një opinion që ky proces zgjedhor nuk mund ta prodhojë një qeveri stabile, mbetet për tu parë”, ka thënë Jashari në FIVE të Dukagjinit

“Nëse i shohim edhe deklarimet e zotit Kurti si fitues i këtyre zgjedhjeve, më numrin më të madh të votave krahasim me subjektet e tjera politike, jepet me besu që zoti Kurti nuk është i interesuar ta formojë qeverinë shpejt e ndoshta sillet ndërmend edh shkuarja në zgjedhje të reja”, ka shtuar Jashari.