“Kurti ka filluar fushatë parazgjedhore dhe po krijon situata që janë populiste, duke menduar vetëm për votat”
Kështu po deklaron për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shemsi Jashari.
“Duket se zoti Kurti ka filluar fushatë parazgjedhore dhe po krijon situata që janë populiste duke menduar vetëm votat kurdo që shpallen zgjedhjet.Veprimet e tij, me theks të veçantë të Ministrisë së Brendëshme rreth Veriut dhe disa veprimeve tjera si çështja e përdorimit të valutës së dinarit në Kosovë, janë shëndërruar në mënyrë e mbajtjes së pëlqyeshmërisë për këtë qeveri” deklaroi Jashari.
Ai tutje shprehet se i njëjti (kryeministri Kurti) me veprime të tilla si çështja e dinarit, po i’u ik problemeve reale të vendit.
Jashari tha se shpërfillja e kërkesave dhe rekomandimeve të aleatëve është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin.
“Me këto veprime Kurti po i’u ik problemeve reale duke krijuar situata që janë të ligjshme, por nuk janë të duhura për momentumin politik dhe për raportet me aletatet tanë SHBA dhe BE.Shpërfillja e kërkesave dhe rekomandimeve të aleatëve është e dëmshme dhe e rrezikshme për rrugën e zhvillimit të vendit dhe raporteve ndërkombëtare.Të detyrosh aleatin kryesor të Kosovës SHBA, të reagoj dhe shpreh shqetësimin, të dënoj veprimet e pa koordinuara të Qeverisë,është gabim i madh dhe papjekuri politike që mund të na kushtoj shumë” u shpreh Jashari në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
Me datën 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së e cila ndalon përdormit e dinarit në Kosovë.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.
Së fundmi ishte ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot, i cili bëri thirrje që të shtyhet vendimi për zbatimin e rregullores së BQK-së.
“Kërkesa jonë që e kemi bërë, ne dhe vendet e QUINT-it është që të bëhet një tranzicion para se të implementohet kjo rregullore, duhet të ketë më shumë konsultime dhe informata para se të implementohet. Ne bëjmë thirrje për pezullimin e kësaj rregullore për hir të informimit të duhur të popullatës, dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve së mundshme teknike”, ka deklaruar Guerot raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Halil Matoshi: Kurti po e izolon vendin dhe po e nxjerr nga izolimi Vuçiqin!
Ambasadori francez: Rregullorja e BQK-së të pezullohet, nevojiten më shumë informata e konsultime
Hovenier flet pas takimit me Kurtin, insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së