Gjykata Speciale ditën e djeshme ka refuzuar lirimin e parakohshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton Gazeta Blic.
Pas këtij momenti ka patur reagime të forta në opinin publik, ku adreson kritika në drejtim të Qeverisë, Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, se të njëjtit duhej të ofronin garanci për lirimin e tyre.
E kritikat sot agravuan më shumë kur ish-gjenerali i UÇK-së, Hisen Berisha, deklaroi se Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka ofruar garanci për lirimin e tyre.
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ofrojë garanci për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nëse diçka e tillë kërkohet.
Jashari rendit arsyet se pse kjo garanci duhet të ofrohet duke përmendur faktin se asnjëri prej tyre nuk ka tentuar t’i ikë drejtësisë.
“Qeveria e Kosovës nëse i kërkohet duhet ti ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme për të mundësuar lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, kjo për disa arsye.Arsyeja e parë është sepse akuzohen për diçka që nuk e kan bërë, pastaj, arsyeja tjetër është se asnjëri nga këta nuk ka refuzuar apo tentuar ti ik drejtësisë, përkundrazi kanë bërë thirrje për të respektuar drejtësinë duke u dorëzuar vullnetarisht”
Tutje ai thekson se edhe më herët shteti i Kosovës ka dhënë garanci për ish-udhëheqësit e UÇK-së, duke përmendur këtu rastin e Ramush Haradinajt dhe të Fatmir Limajt.
“Pastaj kemi një praktikë nga e kaluara kur shteti i Kosovës ka dhënë garanci në rastin Haradinaj dhe Limaj dhe është respektuar çdo kërkesë e gjykatës.
Pastaj shteti i Kosovës paguan për mbrojtjën e të akuzuarve dhe ska kurfar logjike që të mos garantoni për dikendë që paguani për mbjojtje juridike sipas ligjit.Nēse Presidentja e shtetit dhe Kryeministri nuk ofrojnë garanci për mbrojtje në liri të ish krerëve të UÇK-së, atëherë kemi gjëra përsonale në këtë mes. Vetëm ata që duan eleminimin politik dhe largimin fizik nga Kosova të ish krerëve të UÇK-së, mund të jenë kundër një garancie për lirimin e tyre” tha Jashari për “Gazeta Blic”
Pas lajmit për ofrimin e garancisë nga ana e Presidentit kroat për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ka reaguar ashpër edhe anëtarja e kryesisë së PDK-së, duke thënë se kur Albin Kurti ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kishte lobuar për lirimin e tij.
/Gazeta Blic/
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm
Hisen Berisha: Presidenti kroat është ofruar të jetë garant në Speciale për Thaçin dhe të tjerët


