Lajme

Jasharaj, SBASHK: Greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona!

09/04/2022 17:08
nga:Y I

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar për Gazeta Blic, se greva në arsim do të vazhdojë.

Jasharaj tha se janë në pritje të dialogojnë me Qeverinë për të gjetur zgjidhje në lidhje me kërkesat e tyre.

Ai u shpreh i bindur se nëse dialogohet mund të gjendet një zgjidhje.

“Nuk kemi patur ndonjë takim me Qeverinë këto ditë, përveq takimit që e kishim të shtunen me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Ne kemi kërkuar që presidentja ta përdorë pozitivisht autoritetin e saj si njeriu i parë i Kosovës që të ndikojë tek pala tjetër që të pranojë dialogun, që të ulemi dhe bashkarisht që të bëjmë zgjidhje. Presidentja insistonte dhe kërkonte nga ne që ta kemi një angazhim për fillimin e mësimit’

“Ne i thamë se kërkesat janë të anëtarsisë dhe po të bëhet diçka  e tillë duhet që Qeveria të fillojë realizimin e kërkesave. Fillimisht të ulet në dialog dhe pastaj të fillojnë me realizimin e kërkesave, ngase “Pakoja Emergjente” me shumën 50 euro mirë është që po i ndihmon qytetarëve në teresi, por e keqja është se nuk ka filluar të realizohet asnjë kërkesë e jona. Ja bëra me dije edhe Presidentes se situata që është tani është pa fajin tonë dhe se greva do të vazhdojë”.

“Ne jemi në pritje, urojmë që Presidentja të vazhdojë me angazhimin dhe uroj që qeveria Kurti ta ndryshojë pak qëndrimin ndaj sindikatave dhe të dialogojmë. Duhet të ulemi sepse nëse bëjmë diçka të tillë jam i bindur se mundësitë për të arritur marrëveshje të pranuar ekzistojnë, por duhet edhe vullnet i Qeverisë”

Tutje Jasharaj shpjegoi se si erdhi deri tek kërkesa e tyre kryesore për shtesën prej 100 eurosh.

“Kërkesa për shtesën prej 100 eurosh doli pas një rrugëtimi goxha të gjatë në përpjekje që ta kemi “Ligjin e Pagave”.Duke parë që Ligji po vonohet dhe duke parë që çmimet po njohin rritje rë vazhdueshme, kërkuam një mbështetje nga Qeveria që punëtorët në tërë sistemin arsmimor, ta kenë një mbështetje sado modeste për t’i përballuar sa më lehtë çmimet” tha Jasharaj për Gazeta Blic.

Prej datës 1 shtator të gjithë mësimëdhënësit në mbarë Kosovën janë në grevë.

Në grevë gjithashtu janë edhe punëtorët e sektorit publik.

Ata kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në rishikimin e “Ligjit të Pagave”

/Gazeta Blic/

Haradinaj pas takimit me kryetarin e SBASHK: Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave!