Lajme

Jasharaj: Përpjekjet për përqarje kanë dështuar, rreth 99% e institucione arsimore janë në grevë

09/20/2022 17:57
nga:Y I

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur dy ditët e fundit në lidhje me grevën dhe komunikimin që kanë patur me “Avokatin e Popullit”

Rrahmanaj u shpreh se nuk kanë qenë të kënaqur me versionin që ai i’u ka ofruar për zgjidhje nga “Avokati i Popullit” dhe të njëjtit i kanë dërguar edhe një letër kthyese.

“Kemi patyr dy takime me “Avokatin e Popullit” por me insistimin e tij nuk i kemi bërë shumë publike ngase i njëjti ka thënë se nëse duhet e bën publike vetë ai faktin që kanë mbajtur takim. Vullneti i tij ka qenë pozitiv që si “Avokat i Popullit” të mundohet që të kemi dialog të mirfilltë. Besoj ai ka komunikuar me palën tjetër pra me Qeverinë. Pastaj siq e din opinioni doli ai me një version-propozimi për t’i përafruar palët, mirëpo dje BSPK-ja ku jam kryetar i Këshillit grevist, bashkë me kolegët e mi, e di që është punuar një shkresë kthyese për avokatin, pasi BSPK-ja nuk ishte e kënaqur me versionin që ka ofruar avokati. Po ashtu sot vizitova SBASHK-un dhe në bisedë me këshillin grevist mora informacione që edhe SBASHK i ka dërguar një letër avokatit dhe i ka përmendur çështjet me të cilat nuk është i kënaqur me përmbajtjen e versionit të avokatit.Jemi habitur me deklaratën optimiste të avokatit që të marten do të ketë marrëveshje, ndoshta e ka thënë nga dëshira, por jo vetëm që nuk ka marrëveshje por nuk kemi patur asnjë telefonatë dhe asnjë takim eventual”

I pyetur se a ka ndonjë mundësi që SBASHK të tërhiqet pak nga kërkesa e tyre në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, Jasharaj u përgjigj kështu.

“Pa komunikuar me antarsinë s’di çfarë të them, por po ju them një të vërtetë, në takimin e fundit që e kishim me kryeministrin ne kemi qenë optimist se Qeveria do të lëvizë nga barrikadimi dhe nga qëndrimi i ngurtë në stilin ” merr ose le” kemi pritur se do të kemi sinjale nga kryeministri Kurti, Nagavci dhe nga ministri Murati se ata janë të gatshëm të lëvizin nga pozicioni i tyre i ngurtë. Po të na kishin dhënë sinjale të tilla atëherë ne do të komunikonim me antarsinë dhe pastaj ata me siguri do të dilnin me ndonjë propozim eventual, dhe propozimi që do të fitonte mbështetjen e shumicës edhe do ta prezantonim para mediave edhe në shkresën drejtuar Qeverisë.

“Qeveria nuk na la as hapësirën që të mendojmë për ndonjë lëvizje nga pala jonë,  ne qëndrojmë në kërkesat tona dhe urojmë që të kemi një dialog të mirfilltë, por dialog mes palëve të barabarta, pse jo të jetë ndermjetësues edhe Avokati i Popullit. Duke e parë cfarë ndodhi nga takimi që e kishim me kryeministrin Kurti, ku ai në vend që të japë sinjale pozitive dhe të angazhohet për ta relaksuar situatën, doli dhe u mundua që takimin ta kthejë në ironi, satirë e humor duke u thirrur në fjalën time” vëlla” deklaroi Jasharaj.

Jasharaj tha se pavarsisht përpjekjeve për të bërë përqarje, 98.5% e institucioneve arsimore janë në grevë.

“Cdo mbremje ne mbajmë takim me nivelin sindikal, dhe greva po them që është vullnet i antarsisë. Përpjekjet për të bërë përqarje nuk dhanë rezultat ngase në takimin e mbrëmshëm nga raportet që na erdhën nga terreni shihet se 98.5% e institucioneve arsimore janë në grevë”

Ai tutje potencoi se duke parë ironinë që i’u bë nga kryeministri Kurti me fjalën “vëlla”, do të kërkojnë që takimi i radhës të mbahet në praninë e kamerave.

“Ne po presim takime të sinqerta dhe korrekte dhe takimet do të insistojmë, që opinioni të bindet se kush e ka seriozisht për te patur një situatë krejt tjeter, do të insistojmë që të jetë me praninë e mediave dhe secila palë pastaj e mban përgjegjësinë për deklaratat” tha Jasharaj për “Gazeta Blic”

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur që nga data 25 gusht .

Pavarsisht takime të zhvilluara mes tyre palët nuk kanë lëvizur fare nga qëndrimet e tyre.

/Gazeta Blic/

Jasharaj: Shpresoj që qeveria të lëvizë nga qëndrimet “merre ose lëre”

Avokati i Popullit: Besoj se nesër arrihet marrëveshja mes qeverisë dhe grevistëve