Lajme

Jasharaj: Nagavci merr leje nga Kurti për t’u takuar, s’është e vërtetë që je e gatshme për takim me SBASHK-un

04/28/2024 15:53
nga:G C

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se që nga greva e shtetorit të vitit 2022, SBASHK-u ka dërguar kërkesa për takim me Ministren Nagavci, por që s’ka ndodhur, pasi siç thotë ai nga stafi i është thënë se ajo është e zënë me aktivitete.

Derisa Ministrja ditë më parë shprehu gatishmëri për tu takuar me SBASHK-un, Jasharaj thotë se kjo nuk qëndron pasi me 22 prill  i është nisur kërkesë, por që nuk ka pasur përgjigje nga ajo vetë dhe nga Qeveria.

Deklarata e plotë pa ndërhyrje:

Ministre Nagavci pas grevës së shtatorit 2022 SBASHK të dërgoi këkresa e kërkesa që të takoheshim e të bashkëbisedonim lidhur me gjendjen akuale në arsim dhe për këkresat e të punësuarve, që nga çerdhet e deri në univeristete, por ti e mbaje inatin e grevës.

Ne pastaj i ndalem shkresat sepse nga Kabineti juaj merrnin përgjigje se ju nuk paskeni kohë duke u marrë me aktivitete te shumta të takoheshit me ne e të tjetët dhe ato angazhime e aktivitete nuk shiheshin shumë, por ne nuk deshem të të lodhim e të të ta rrisnim mendjen më.

Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisem prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi.

Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha këkresat legjitime të anëtarësisë, të ciat edhe medit e nderuar i publikuan.Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vëtetën para medieve.

Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindiktat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishëmri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë.