Lajme

Jasharaj flet pas tentim-sulmit të ndodhur sot- Nuk isha i përgatitur emocionalisht për një përplasje të tillë!

09/05/2022 20:05
nga:Y I

Kryetar i SBAShK-ut ,Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk ishte i përgatitur për një përplasje të tillë që ndodhi sot me mësimdhënësit në një shkollë.

“Nuk më kujtohen fjalët çka më ka thënë, pasi nuk isha i përgatitur emocionalisht për një përplasje të tillë, ajo çka e di është se nuk ishte mësimdhënës, kishte një fjalor që nuk më kujtohet, pastaj ka tentuar të më afrohej, nuk e di se çka ka qenë qëllimi i tij, ndoshta shkak i frustrimit që po i krijojnë të tjerët ndaj meje”, ka thënë ai.

Jasharaj ka thënë se fatmirësisht nuk e ka goditur, dhe se nuk është rregull kjo që ka ndodhë, por që kjo dëshmon që shkollat nuk janë të sigurta.Gazeta10/

Ekskluzive|| Lëviz Prokuroria, nis hetim për rastin e tentim sulmit ndaj Rrahman Jasharajt

 

“Sjellja e Qeverisë me sindikatat skandaloze, duhet dialog”- Analistët kritika të forta Albin Kurtit!