Këshilli Ekonomik Social ka mbajtur mbledhjen të premten në përpjekje tjetër për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar nga greva e përgjithshme në arsim e administratë.
Por as ky takim nuk ka qenë i frytshëm, në rrugën për të gjetur një zgjidhje. Nga BSPK, kanë kërkuar edhe një takim të dytë, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, nuk janë deklaruar për medie.
Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është vendosur që të ketë edhe një takim tjetër, dhe të gjindet një zgjidhje kësaj çështjeje.
“Ishte një takim i Këshillit Ekonomik Social, trepalësh, odat ekonomike, BSPK dhe përfaqësues të qeverisë. Biseduam gjerë e gjatë në përpjekje që këshilli ekonomik të krijojë rrugë që qeveria të ulet me BSPK. Debatuam për të gjitha çështjet dhe u munduam të gjejmë rrugë të përbashkët”.
“Fatkeqësisht këshilli nuk është ai që vendos, por që ne jemi optimist që nesër e pasnesër jemi të gatshëm të bisedojmë. Urojmë që qeveria të caktojë ekipin e vet. Cdo gjë është e hapur dhe uroj që qeveria nesër ose pasnesër qeveria të gjejë kohë dhe të arrijmë zgjidhje”, tha Jasharaj.
SBASHK-u pas takimit me Nagavcin: Ka sinjale pozitive nga Qeveria