Lajme

Jasharaj: Barriera e barriera na kanë vënë Murati e Nagavci për të na shuar, por nuk ia kanë arritur

08/28/2023 11:05
nga:N M

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se SBASHK-u po rritet, pavarësisht prej përpjekjeve të qeverisë për ndërhyrje në punën sindikale.

Në një reagim ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila vitin e kaluar ka vendosur për regjistrimin e anëtarësisë së sindikatave në platformën eKosova, Jasharaj ka thënë sot se SBASHK-u po rritet.

Ai ka thënë se “ky do të jetë lajm i keq për ministrin Hekuran Murati”.

“Barriera e barriera na kanë vënë z. Murati e z. Nagavci për të na shuar, por nuk ia kanë arritur. Po kemi telashe nga pak me eKosova, por numri i të anëtarësuarve në SBASHK dpo vjen e po rritet. Ne do t’i ndihmojmë atyre që po kanë telashe me eKosova. Ky lajm do të jetë i keq për z. Murati, por këtë numër që e kemi pasë edhe do ta arrijmë në përgjithësi sepse anëtarësia jonë e di kush është SBASHK-u”, ka thënë Jasharaj të hënën në një takim me sindikatat komunale, raporton Paparaci.

Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës për tekstet shkollore dhe tha se “viti shkollor do të fillojë keq” për faj të ministres Nagavci. Tha se SBASHK-u do të vazhdojë luftën e vet me Ministrinë e Arsimit për kërkesat e tyre.

SBASHK: Viti shkollor do të nis me vështirësi, shkak eksperimenti i gabuar i MASHTI-it me tekstet shkollore