Sporti

Jashanica: Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin, kemi arritur një rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë

08/25/2023 08:06
nga:Mergim Rreci

Bajram Jashanica me golin e barazimit hapi rrugë një përmbysjeje të madhe ndaj Bate Borisovit.

Në lidhjen me “Kohën Shtesë”, pas ndeshjes, mbrojtësi i Ballkanit tha se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe nuk ka vend për nënvlerësim:

“Goli që pësuam ishte aksidental. Pasi shënova golin dhe në pjesën e dytë treguam karakterin tonë, pavarësisht mungesave, të gjithë treguan vlerat e tyre.

Janë edhe 90 minuta të tjera, sot do të festojmë, por nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. 4-1 është rezultat shumë i mirë, por edhe atje duam të bëjmë një ndeshje të madhe.”

Daja, arkitekti i këtij Ballkani: “Daja, që kur ka ardhur, e ka ditur se çfarë grupi jemi. Përderisa po bëjmë këto paraqitje, çelësi është Ilir Daja që na ka sjellë deri këtu. Sigurisht që nuk na ka munguar mbështetja e presidentit.”