Ballkani ka pësuar humbje mbrëmë në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.
Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.
Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.
Pas ndeshjes për “Art Sport” foli lojtari i Ballkanit, Bajram Jashanica.
“Patëm paraqitje të mirë, duhej të ishim më të vëmendshëm, Slavia është një ekip shumë i mirë ndoshta më e forta e grupit, në fund ndoshta i zhgënjyem tifozët”, tha Jashanica.
/GazetaBlic Sport/


