Sporti

Japonia është kombëtarja e parë e kualifikuar në Kupën e Botës 2026

03/20/2025 13:59
nga:Mergim Rreci

Japonia mposhti Bahreinin 2-0 në Saitama të enjten për t’u bërë skuadra e parë që kualifikohet për Kupën e Botës 2026.

Turneu i 2026-ës do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada dhe është i pari që ka një fushë me 48 ekipe, nga 32 në 2022, transmeton GazetaBlic Sport.

Secila nga gjashtë konfederatat e FIFA-s kanë procesin e tyre kualifikues për Kupën e Botës për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre, të gjitha me afate kohore të ndryshme, por Konfederata e Futbollit Aziatik ka tashmë të parën kombëtare që u kualifikua.