Nuk kanë mjaftuar 90 minutat për ta caktuar çerekfinalistin mes Japonisë dhe Kroacisë.
Koha e rregulltë e 1/16 së finales së Kupës së Botës u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan japonezët me golin e Maeda në minutën e 43’të të takimit.
Kroatët u kthyen shpejt në lojë në pjesën e dytë kur shënuan me anë të Perisic në minutën e 55’të pas asistimit të Lovren.
Pas kësaj nuk kishte më gola pavarësisht rasteve. Mbetet të shihet se çka do të na dhurojnë 30 minutat e vazhdimeve.
/GazetaBlic Sport/