Lajme

Janjiq: Vuçiqi ka edhe pak kohë ta vë para gjykatës “Grupin e Banjskës”

03/31/2024 11:51
nga:G B

Drejtori i Forumit për Marrëdhenie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, “po i skadon afati nga ndërkombëtaret” qe t’i vë para drejtësisë personat e përfshirë në sulmin paramilitar ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Janjiq u shpreh kështu në një Intervistë për Klan Kosova, ku komentoi mbi deklarimin e zyrtarit më të lartë amerikan për Evropën, James O’Brien, i  cili më 22 mars në një tele-konferencë për media tha se “Serbia shkarkoi shefin e interligjencës për shkak të rastit në Banjskë”.

Me 3 nëntor 2023, Aleksandar Vulin tha se po jep dorëheqje nga posti i shefit të BIA-së (Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit).