Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me çështjen e Presidentit.
Ymeri tha se ‘Kurti po shantazhon….ose kandidati im partiak ose zgjedhje’.
Ajo pohoi se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet atij kushti.
“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcnim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të gjykatave po tash Kosova ka arrit në atë nivel që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje. Megjithatë, jo vec unë që s’do i nënshtrohëm këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet nga opozita të cilës do parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje” shkruan Ymeri raporton “Gazea Blic”.
Deklarata e plotë:


