Lajme

Janina Ymeri: KEK më bllokoi në Facebook pas kritikave për prodhimin e energjisë, kjo është stretegji e pushtetit

01/18/2026 17:43
nga:Genita C

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se faqja zyrtare e KEK-ut në Facebook i ka bllokuar qasjen pas një postimi kritik, raporton GazetaBlic.

Ajo ka thënë se në reagimin e saj kishte renditur, siç u shpreh, disa të pavërteta dhe fakte lidhur me prodhimin e energjisë në KEK.

Sipas Ymerit, ky veprim përfaqëson një strategji të pushtetit për të shmangur ballafaqimin me fakte.