Lajme

Janina Ymeri i reagon Artane Rizvanollit: Edhe pas riparimeve do importojmë prapë

02/04/2026 19:27
nga:Genita C

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Artane Rizvanollit për blloqet e KEK-ut, duke thënë se “nuk është e drejtë të paguajmë import me çmim ditor kur riparimet planifikohen shumë më herët”.

Ymeri  për GazetaBlic theksoi se edhe pas riparimeve, importi i energjisë nuk do të reduktohet ndjeshëm, pasi kapacitetet nuk rriten në mënyrë të konsiderueshme.

“Sipas meje nuk është e drejtë të paguajmë import me çmim ditor kur riparimet planifikohen shumë më herët. Plus kësaj, nuk rriten kapacitetet në mënyrë të konsiderueshme. Pra, edhe pas riparimeve do importojmë prapë”, tha Ymeri.

Në lidhje me këtë çështje, ajo ka kritikuar politikën e Vetëvendosjes për energjinë, duke thënë se B2 nuk ka punuar 154 ditë dhe 35 MW shtesë mund të ishin prodhuar me energji të ripërtëritshme.

Ajo theksoi se importi i energjisë po paguhet çdo ditë pa plan dhe përfitues kryesor janë tregtarët, ndërsa qytetarët vazhdojnë të sakrifikojnë.

Rizvanolli: Duhet t’i ndalim blloqet e KEK-ut për disa muaj, do të rritet importi i rrymës këtë vit dhe tjetrin