Lajme

“Janë vërejtur njolla gjaku”, Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçarit në Suharekë

05/03/2022 09:03
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 26-vjeçarit në fshatin Greikoc të Suharekës. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas raportit 24 orësh, i riu ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit i plagosur me armë zjarri.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një kallash, një karikator dhe tre fishekë, ku janë vërejtur edhe disa njolla gjaku.

“Fsh. Greikoc, Suharekë 02.05.2022 – 15:55. Në spitalin rajonal në Prizren është sjellë i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishekë si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.